Andrew Tate dërgon letër kërcënuese ndaj gruas që e paditi në polici

Influenceri i njohur, Andrew Tate ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundrejt njërës prej grave që e kanë akuzuar për trafikim njerëzor dhe tentativë përdhunimi.

Avokatët e gruas në SHBA thonë se një letër u dërgua nga një firmë ligjore amerikane në dhjetor, në emër të Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan.

Letra kërcënonte se do të padiste gruan dhe prindërit e saj për 300 milion dollarë (249 milion paund) nëse ajo nuk tërhiqte deklaratat e saj.

Një avokat i Tates tha se ata po ndërmerrnin hetime për akuzën e shpifjes.

“Deklaruat në mënyrë të rreme një palë të tretë se Klienti ynë ju ka trafikuar me qenie njerëzore, ju ka abuzuar dhe ju ka mbajtur kundër vullnetit tuaj. Ju keni përsëritur deklarata të rreme dhe shpifëse në polici për vëllezërit Tate”- thuhet në letrën që avokatët e influencerit të njohur kanë dërguar për njërën prej vajzave që e kanë akuzuar.

Andrew dhe Tristan Tate po mbahen aktualisht në paraburgim në Rumani, ndërsa policia heton akuzat për trafikim dhe përdhunim, të cilat të dy të arrestuarit i mohojnë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *