Ekipet shqiptare kthehen në vend/ Rama: Kanë marrë me vete mirënjohjen e popullit turk

Ekipet e kërkim-shpëtimit shqiptare, të cilët morën pjesë në operacionet e tërmetit shkatërrimtar të rënë më shumë se një javë më parë Turqi u kthyen sot në vend. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili përgëzoi skuadrën shqiptare që dha kontribut në kërkimet poshtë rrënojave.

“Krenari dhe respekt për 3 skuadrat e vajzave e djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Shërbimi Shëndetësor, të cilët përgjatë 11 ditëve e netëve u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti katastrofik në Turqi

Ata kthehen në atdhe, duke marrë me vete respektin e mirënjohjen e popullit turk, të mediave e të autoriteteve turke, që njëzëri e kanë vlerësuar Shqipërinë si vendi i vogël me zemër të madhe” – shkroi kryeministri Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *