Dy gola në pak minuta/ Sokol Cikalleshi kalon CR7 në Arabinë Saudite

Sokol Cikalleshi ka shënuar dopietë për skuadrën e tij në Arabinë Saudite. Al Khaleej po fiton me rezultatin 2-0 me Damac në kuadër të javës së 17 të kampionatit.

Sulmuesi i Kombëtares hapi ndeshjen në minutën e 32, kur goditja e tij nga jashtë zone u ndal nga rrjeta. Më pas, në përfundim të pjesës së parë, Cikalleshi gjeti golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.

Tanimë kavajasi shkon në kuotën e pesë golave të shënuar këtë sezon me Al Khaleej në Arabinë Saudite, duke lënë pas Ronaldon i cili me Al Nass ka shënuar katër gola.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *