Koronavirusi i merr jetën 85-vjeçarit/ MSH: 1 viktimë dhe 14 raste të reja 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Nga 333 testime, 14 kanë rezultuar pozitivë në bashkitë: 6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje.

Aktualisht janë 140 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një pacient 85 vjeç, nga Tirana.

10 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *