Vijojnë përplasjet në BBV/ Bledi: Armaldo është pervers

Ofendimet dhe epitetet kanë qenë kryefjalë e debateve mes Luizit dhe Armaldos përgjatë javës që po lemë pas. Gjatë diskutimit të sotëm të ngjarjeve të ndodhura Bledi e cilësoi Armaldon “pervers”.

Luizi: Ma gjej një person që nuk ka bërë batuta me mua. Unë nuk jam humorist i madh si Tani, që të qeshin banorët e mua. Kur i kam thënë ato fjalë Deas, i kam kërkuar falje publikisht. Këtij zotërisë tjetër këtu, i kam thënë sa i pëlqyeshëm është ky këtu. Sipas tij, unë e paskam fyer, ky nuk paska fytyrë të dalë jashtë…Për mua është e gabuar kjo mënyrë që Armaldo ka nisur të luajë.

Armaldo: Për mua nuk ka fyerje më të rëndë, që kur e ndy qeleshen kur e vë. Nuk ka ofendim më të rëndë. Unë me atë qeleshe kam përfaqësuar Shqipërinë. Unë u preka shumë pas asaj fjale. Ajo qeleshe tregon shumë.

Bledi: Armaldo është pervers nga natyra. Maestro është kartë e djegur.

Armaldo: Vazhdo fol, vazhdo.

Armaldo: Mbrëmë Luizi më ka ofenduar pa asnjë shkak dhe arsye. Mbrëmë ka qenë një ofendim shumë i madh ndaj meje. Kjo nuk mund të vazhdojë dot më si lojë. Kjo nuk ta jep ty të drejtën të thuash t’i ke shkelur mbi veten.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *