Luizi dhe Olta kishin një mision nga Vëllai i Madh për të bindur të gjithë banorët që të hidheshin në pishinë. Në fakt, prioritet për to, ishin banorët e rinj, Bledi, Tani, Keisi, Ermiona dhe Beati, të cilët kishin edhe një javë imunitet.
Nëse ata arrinin që t’i bindnin banorët e rinj të hidheshin në pishinë, atëherë ata nuk do kishin më imunitet. Luizi dhe Olta ia dolën.
Tani: Nuk u bë nami, por më mirë të na thonin dhe u hidhnim në pishinë.
Luizi: Tani më shumë ndihet i zhgënjyer, sesa i përdorur. Unë mendova vetëm Tanin sesi do e merrte. Këta e kishin imunitetin deri sot. Dhe duke qenë se Tani nuk ishte në nominim, thash që Tani nuk ka për të humbur gjë. Nuk e kam personale me Tanin. Ai është i pari që vjen, sepse ai më beson. Nuk e bëra këtë gjë, për t’i hequr Tanit imunitetin. Unë Bledin dhe Ermionën doja në nominim. Nga ana miqësore, i jam borxhli.