Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj po kalon një formë mjaft të mirë te skuadra italiane e Lacios. Përveç futbollit, ai ka pasion edhe makinat.
Sipas mediave italiane “Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport”, garazhi i Elseid Hysajt është i mbushur me makina luksoze, që në total kapin shifrën e 900 mijë eurove.
Ndër të tjera ato shkruajnë se, mbrojtësi shkodran zotëron një Ferrari 458 (206 mijë euro), Mercedes G-Class AMG (187 mijë euro), Jeep Wrangler (84.290 euro) dhe Lamborghini Aventador Svj (430.730 euro).