Një grup shqiptarësh dhe rumunësh janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në një klub nate. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Greqi, në Evia, në zonën e Nea Artakut.
Sipas asaj që raporton faqja Eviathema, gjithçka ka ndodhur pak pas mesnatës së të enjtes.
Dy grupet fillimisht kanë pasur një përplasje të fortë verbale deri në momentin që ka nisur sherri fizik. Gjatë konfliktit u përdorën dhe sende të forta si karriget e tavolinat e klubit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer arrestime, por asnjë nga palët nuk ka ngritur padi për tjetrën.