Historia tronditëse/ Ishte shpallur e vdekur, gruaja zbulon identitetin e saj të vërtetë pas 64 vitesh

Pas 64 vitesh, një grua ka mësuar historinë tronditëse për veten e saj.

Shkëndija ka qenë në “E diela shqiptare”, ku ka mësuar se emri që i ka vënë nëna biologjike Qefserja ka qenë Lindita dhe datëlindja e vërtetë është 13 Korrik 1959.

E kishin shpallur të vdekur, por që fatmirësisht, me identitetin e ri, ajo u adoptua nga halla e saj të cilën gjithë jetën e njohu për mama. Kishte jetuar afër dajës pa e ditur se ai është babai biologjik. Tashmë çdo pikëpyetje ka marrë një përgjigje dhe Shkëndija u bë me një familje akoma më të madhe.

Ardit Gjebrea: Po E dashur, më lejoni tju tregoj disa të vërteta të tjera që ju nuk i dini. Ti Regida, di që mami quhet Shkëndije.

Regida: Po.

Ardit Gjebrea: Që ka lindur në datën 22 Prill 1960 në Durrës dhe që prindërit që e kanë rritur, që ajo i dinte për mami dhe babi kanë qenë Fuat dhe Naile Kërtusha. Shkëndije e dashur, para pak kohësh ti mësove që personi që ti njihje si daja i madh Agim apo Ali Velja, në fakt ishte babai yt biologjik ndërsa për nënën ke mësuar që quhej Qefsere. Duke marrë informacione se zonja e ndjerë është ndarë nga jeta në vitin 1959, ne filluam të kërkojmë të vërtetën, atë që ti do doje ta dije. A e ke patur vërtet ti emrin e lindjes Shkëndije?

Shkëndije: E pra, këtu dyshoj…

Ardit Gjebrea: Ja ta them unë. Vërtet ke lindur në 22 Prill 1960? Ne kërkuam intensivisht dhe arritëm të zbulojmë një tjetër të vërtetë, atë realen, se emri yt nuk ka qenë Shkëndije, por Lindita Elja.

Shkëndije: Shiko!

Ardit Gjebrea: Dhe nuk ke lindur më 22 Prill të vitit 1960, por datëlindja jote e vërtetë është 13 Korrik 1959 në qytetin e Durrësit si bija e Ali Velja dhe Qefsere Mehja. Pas ndarjes nga jeta të nënës tënde Qefsere, ti je dorëzuar në shtëpinë e fëmijës në Durrës dhe ka qenë data 24 Shtator 1959. Ishe vetëm dy muajshe dhe pak kohë më pas për fat të keq të shpallën të vdekur sepse ti u adoptove brenda gjakut tënd. Pasi të adoptoi halla dhe burri i hallës, ti more një identitet të ri dhe u quajte Shkëndije Kërtusha dhe të vunë edhe një datëlindje të re, 22 Prill 1960, por në fakt këtë vit në datën 13 Korrik, ti nuk do të thuash që je 63, por 64 vjeç, më vjen keq!

Shkëndije: S’ka problem, qenkam më e vogël se burri im se kur doli kjo histori, burri im si burrat dhe si ato burrat e kaluar, “ej më duket se ti je më e madhe se unë” thoshte./tvklan

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *