Rusi/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një nënë është ndaluar për vrasjeen e të bijës së saj. Sipas mediave vendase nëna e 3-vjeçares Anastasia e ka mbajtur vogëlushen të kapur nga trikoja teksa e ka varur në ballkon. Siç raportohet, trikoja e vajzës është grisur dhe kjo ka bërë që ajo të bie në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në kamerat e sigurisë të cilat kanë filmuar të gjithë skenën, dëgjohet vogëlushja duke i thënë të emës se ishte shumë e frikësuar.
Pamjet e tmerrshme tregojnë momentin e fundit të rënies së vajzës para se ajo të goditet në tokë.
Pasi vogëlushja ka rënë në tokë, e ëma Anna Ruzankina 23-vjeç ka shkuar për ta marrë duke u përpjekur ta sjellë në jetë. Ajo e ka marrë trupin e saj dhe e ka çuar sërish në banesë. Sipas hetimeve paraprake të policisë, 23-vjeçarja sapo ishte kthyer nga një klub nate dhe në momentin që ka kryer veprimin ka qenë e dehur.
/Burimi: Salten News/ Përshtati: Priza.al/