Çdo të hënë mësimi në shkollat e Shqipërisë nis me himnin kombëtar. Kjo është tradita e re, që ka filluar të aplikohet në shkollat e vendit tonë.
Kryeministri, Edi Rama ka publikuar në një video në rrjete sociale me traditën e re, ku nxënësit nisin javën me himnin kombëtar. Krahas videos kryeministri shkruan:
‘MIRËMËNGJES dhe me këtë video për traditën e re të së hënës shkollore, “rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim”, ju uroj një javë të mbarë’.
Vendimi që himni kombëtar të këndohet në shkolla u mor nga qeveria, në ditën që shënoi 555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.