Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 34-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është vrarë me plumb në kokë.
Mediat greke raportojnë se vrasja ka ndodhur në orët e para të së hënës, në një lokal në Mykono. I riu shqiptar u ekzekutua duke u qëlluar me armë zjarri në kokë nga një shtetas grek 33 vjeçar. Mësohet se autori është vetëdorëzuar në polici pas krimit.
Sipas mediave fqinje, greku është përfshirë në konflikt me shqiptarin për një vajzë. Pas sherrit, i riu shkoi në banesën e tij, mori pushkën e më pas u rikthye në lokal, aty ku ekzekutoi me plumb në kokë shqiptarin.