Vlorë/ Adoleshentët vrasin macen dhe e hedhin në det! Veprimin çnjerëzor e publikojnë në mediat sociale

Vlorë/ Kohëve të fundit keqtrajtimi i kafshëve duket se po kthehet në trend. Rasti i fundit i cili po qarkullon në rrjetet sociale është një video ku disa të rinj nga Vlora pasi kanë vrarë një mace e kanë hedhur atë në det. Të gjithë skenën e dhimbshme ata e kanë xhiruar me telefon dhe më pas e kanë publikuar në median sociale. Ata qeshin me të madhe teksa kryejnë këtë veprim çnjerëzor.

Keqtrajtimi i kafshëve vijon nga njerëzit, madje disa prej tyre i helmojnë dhe i lënë në rrugë pa strehë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *