Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e dështuar në Elbasan.
Automjeti që do të përdorej nga atentatorët në Elbasan për të ekzekutuar Elton Kilën ishte vjedhur në qytetin e Shkodrës. Burime për mediat bëjnë me dije se targat e vendosura në automjetin e autorëve ishin po ashtu të vjedhura, në qytetin e Elbasanit.
Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga Arben Spahiun, vëllain e Arjan Spahiut të ekzekutuar në Belgjikë i cili është kunati i Erion Alibejt. I arrestuar është edhe Arsen Preçi, banesa e të cilit ndodhet shumë pranë automjetit të braktisur ku gjetën disa armë të shtunën në mbrëmje.
Plani i autorëve u zbulua të shtunën në mbrëmje nga policia e cila shtoi kontrollet në qytet. Ata më pas braktisën automjetin pranë stadiumit u gjetën disa armë ndërkohë që pak metra më tutje edhe një çantë dore me një pistoletë dhe disa mjete identifikuese në emër të Arben Spahiut.
Shënjestër e atentatit dyshohet se ishte Elton Kila i njohur ndryshe edhe si ‘Oti i Elbasanit’ i cili i ka shpëtuar disa sulmeve të tjera deri më tani.