Kristi dhe Mestro për Luizin: Ai nuk ka ku të shkojë më

Krist Aliaj dhe Armaldo Kllogjeri mendojnë se fakti që ata “nuk merren” me Luizin, ia vështirëson lojën atij.

Luizin dhe Kristin ndonëse nuk mund ti konsiderojmë shokë, kanë patur një marrëdhënie korrekte me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër ata që dikur ishin “të pandarë”, Armaldo dhe Luizi tani nuk flasin më.

Së fundmi, në një bisedë Kristi dhe Maestro “kokë më kokë” kanë diskutuar mbi këngëtarin, duke rënë dakord se tani Luizi sipas tyre nuk ka shumë mundësi dhe ka mbetur i bllokuar.

“Unë besoj se ai vërtetë nuk ka ku të shkojë më. E ka shumë të vështirë tani. Unë nuk i jap muhabet. Sa shikoj që ai po provokon ose po manipulon situatën e ndaloj. Unë kam shoqëri me Luizin nuk kam nevojë ta ndërpres, por kur bën disa situata unë nuk përfshihem,”-u shpreh Kristi.

Kurse Maestro i bindur tha se ai i ka ndërprerë të gjitha me Ejllin.

“Unë po e kam ndërprerë. Shoqëria dhe situatat janë të ndryshme. Shoqërinë që ke mbaje, por e kam parë që kur krijohen situata ti e ndërpret,”-shtoi Maestro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *