Izrael/ Shembet parkingu në Jeruzalem! Makinat bien në gropën gjigante

Izrael/ Mediat vendase shkruajnë se afër një parkingu në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek në Jeruzalem është hapur një gropë e madhe e cila ka ‘përpirë’ një numër makinash.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan 7 zjarrfikëse për të ndihmuar njerëzit, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Gropa e madhe besohet të jetë formuar si rezultat i punës pranë ndërtimit për një rrugë të re në hyrje të Jeruzalemit.

/Burimi: Global News/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *