Zbardhen të tjera detaje që lidhen me një atentat që po planifikohej për tu kryer nga grupi kriminal i drejtuar nga Erjon Alibej, ku në pranga përfundoi kunati i tij, Arben Spahiu dhe një prej njerëzve të tij të besuar Arsen Preçi.
Në një kosh plehrash u gjetën doreza, këpucë, një pistoletë, një patentë dhe një pasaportë greke me foton e Arben Spahisë si dhe një çelësi i BMV-së brenda se cilës u zbuluan armë dhe benzinë. Burime të besuara thanë se grupi kriminal pasi dështoi të ekzekutonte shënjestrën, tentoi të zhdukte provat.
Kështu, që Arben Spahiu, pastroi shtëpinë dhe hodhi sendet ne kosh ku u zbuluan nga policia. Erjon Alibej ndodhet në burg pasi akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e Emiljano ramazanit dhe Regis Runaj, ndërsa i penduari i drejtësisë Nuedin Dumani ka folur dhe për përfshirjen e tij në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktore Haxhia.
Erjon Alibej i njohur me nofkën “krymi” sipas prokurorisë i urdhëroi krimet në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej, i njohur si Tarzani i cili u ekzekutua në atë që njihet si masakra e Bradasheshit, bashkë me xhaxhait Arben Dylgjeri dhe 1 shtetas turk, ngjaje për të cilën deri më tani është shpallur në kërkim Kel Kamani, i njohur si Keli Kicit.
Grupi kriminal i drejtuar nga Erjon Alibej është në konflikt me grupin kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copja, të cilët ndodhen në Dubai.
Në përplasjen mes dy grupeve u ekzekutua në Belgjikë Arjan Spahiu i njohur si Arjani Vogël, që konsiderohej si “financier” i grupit Alibej./BW