U rrëzua në garazhin e makinës; 70-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një shtetas 70-vjeçar me inicialet S.D. është rrëzuar aksidentalisht në garazhin e makinës pranë banesës së tij dhe ka përfunduar në spital. Sipas njoftimit të policisë, i moshuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

“Rreth orës 15.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore  shtetasi S.D., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *