Hakerat publikojnë të dhënat e Metës: Boll me korrupsionin, ha me ujqërit dhe qan me delet

Hakerat e ‘Homeland Justice’ kanë nxjerrë ditën e sotme të tjera të dhëna, kësaj radhe lidhur me ish-presidentin e vendit, Ilir Meta, por jo vetëm. Bashkë me të janë ‘hackeruar’ edhe këshilltarët e tij.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë! Ha me ujqërit dhe qan me delet. Njerëzit nuk tallen më nga socializmi demokratik. Boll me korrupsionin!,”-shkruhet në mesazhin anglisht.

Hakerat kanë publikuar dhe certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë, ndërsa më herët publikuan listën e zgjedhësve. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

 

Dokumentat e publikuar në rrjetin e krijuar në aplikacionin “Telegram”, i kanë shoqëruar edhe me një mesazh lidhur me korrupsionin dhe sjelljen e pushtetarëve me qytetarët në vendin tonë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *