Agjencia turke e fatkeqësive-banorëve: Qëndroni larg brigjeve, mund të rritet niveli i ujit

Agjencia turke e fatkeqësive (AFAD) u ka kërkuar banorëve të Hatay që të qëndrojnë larg bregdetit, duke paralajmëruar se ekziston rreziku i rritjes së nivelit të detit. Kjo thirrje vjen pas dy tërmeteve me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë që goditën vendin ditën e sotme duke shkaktuar panik.

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay foli për të paktën tetë persona të lënduar nga tërmetet e sotëm, duke argumentuar se nuk ka arsye për t’u shqetësuar për ngritjen e nivelit të detit. Tërmeti i parë me magnitudë 6.4 ballë ka ndodhur në orën 19:04 me kohën lokale.

Tre minuta më vonë ajo u pasua nga një lëkundje me magnitudë 5.8, sipas AFAD, e cila shprehu frikën se niveli i detit mund të rritet “deri në 50 cm”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *