Vijon tmerri në Turqi/ Disa persona nën rrënoja nga tërmeti i sotëm

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Turqinë jugore, ditën e sotme, disa javë pasi një tërmet katastrofik shkatërroi rajonin. Agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave AFAD tha se tërmeti ndodhi në orën 20:04 me orën lokale (17:04 GMT).

Dëshmitarët thanë për Reuters se kishte pasur dëme të tjera në ndërtesa në Antakya. Kryebashkiaku i Hatay, në Turqinë jugore, ka thënë se njerëzit janë bllokuar nën rrënoja pas tërmetit të fundit. Ndërsa nënkryetari turk tha se të paktën tetë persona janë plagosur.

Ekipi i BBC-së në rajon tha se lëkundjet e sotme janë ndjerë shumë më të forta se ato të mëparshme. Dëshmitarët thanë se tërmeti është ndjerë edhe në Siri, Egjipt dhe Liban.

Qytetarët janë panikosur pasi pasgoditjet vijojnë. Linjat e ambulancave dhe ekuipazheve të shpëtimit po përpiqen të arrijnë në disa nga zonat më të prekura, ku muret e ndërtesave të dëmtuara rëndë janë shembur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *