Kalendari i ndeshjeve të javës së tretë të Superiores ka pësuar një ndryshime. FSHF ka bërë të ditur se është ndryshuar plani fillestar për dy ndeshjet që do të luheshin ditën e shtunë.
Të premten do të luhen dy ndeshje në orën 13:00 dhe një tjetër në orën 16:00, ndërsa të shtunën sfidat janë spostuar me një orë në krahasim me planin fillestar.
Duelet Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Kastrioti, ishin planifikuar të luheshin në orën 16:00. Por tashmë do të luhen në orën 17:00, duke favorizuar disi më shumë praninë e tifozëve për të ndjekur këto duele të rëndësishme.
JAVA e 23
E premte
Kukësi-Partizani 13:00
Bylis-Egnatia 13:00
Erzeni-Laçi 16:00
E shtunë
Tirana-Teuta 17:00
Vllaznia-Kastrioti 17:00