Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 shkurt 2023

Vendi ynë ditën e sotme do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat pritet të jenë të pakta dhe kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat bregdetare 7 deri 20°C

në zonat malore 3 deri 17°C

në zonat e ulëta 4 deri 20°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *