Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç ku automjeti me drejtues një 37-vjeçar ka përplasur mjetin ku udhëtonin nënë e bijë, përkatësisht 44 dhe 13 vjeçe. Këto të fundit kanë mbetur të lënduara, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Krujë/Informacion paraprak
Gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.