“Të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se këto veprime” Spaho: Do i bie bilbilit, do thyej dhe karriget. Kryeministri…

Kërkesa e PS për ta përjashtuar nga seancat plenare, deputeti i PD i shpall sfidë Kuvendit: Do i bie bilbilit, do thyej dhe karriget! Rama nuk vjen, kukullat e tij…

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka replikuar ashpër në mbledhjen e Sekretariatit ku pritet të përjashtohen 6 deputetë të tjerë të opozitës, me kryetaren e Sekretariatit Klotilda Bushka.

Spaho ka bërë një lidhje live në rrjetet sociale për të transmetuar fjalën e tij nga Sekretariati.

“Do bëj zhurmë do i bie bilbilit do arrij do thyej e karrige se të drejtat kushtetuese janë shumë më të rëndësishme se sa këto veprime, më të rëndësishme se figura etike e do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrotjur një cështje më të madhe se e opozitës, që të mbrosh të drejtat kushtetuese”, tha Spaho.

Edmond Spaho: A po më përjashton? E ke marrë vendimin tani më dëgjo pse protestoj unë.Mos më pri fjalën, jam unë që do flas këtu tani se po më përjashton e nuk të lejoj, do më dëgjosh se s’bën se është e drejta ime, pikë.

Ore me forcë po vepron ti, unë po flas me qetësi deri tani ti kërkon të më pengosh. Do them arsyet që protestoj. Kemi kërkuar seancë pyetjesh, mocion me debat pa kohë dhe komison hetimor, asgjë më shumë se sa po bëhet në SHBA.

Kryeministri nuk vjen, e për më tepër, jo vetëm që nuk pranoni por kryeministri del e thotë nuk ua jap komisionin hetimor përpjetë të hidhen dhe në Kuvend do shkoj kur dua unë. Cfarë është kjo? Cfarë thotë Kushtetuta?

Që komisioni hetimor është i detyrueshëm të ngrihet. Unë të mos ngrihem për këtë të drejtë timen që ma merr kryeministri me dhunë?

Të pezullosh të drejtat e deputetëve do të thotë grusht shteti. Ky është grusht shteti praktikisht.

Do bëj zhurmë do i bie bilbilit do arrij do thyej e karrige se të drejtat kushtetuese janë shumë më të rëndësishme se sa këto veprime, më të rëndësishme se figura etike e do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrotjur një cështje më të madhe se e opozitës, që të mbrosh të drejtat kushtetuese. Punime e Kuvendit i kam bllokuar se dua të hetohet nga Kuvendi për përdorimin e parave nëpërmjet blerjes së nëpunësve të huaj për të shkatërruar dhe eleminuar opozitën…unë kërkoj ngritjen e komisionit hetimor. Po vepron si kukull e Ramës, e komanduar ne menyren me te keqe te mundshme”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *