Luiz Ejlli përmendet kudo dhe nga kushdo. Këtë e vërteton video nga koncerti i Alban Skënderajt dhe Miriam Canit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa ishin duke kënduar para shqiptarëve, në një moment Albani përmendi Luizin. Artisti tha se banori i ‘Big Brother VIP Albania’ është çdo ditë kryefjalë e shqiptarëve, duke shtuar më pas se është i mrekullueshëm.
’Mëngjes, drekë, darkë. Ka qënë Luizi patjetër, është i mrekullueshëm’-thotë Albani, duke konfirmuar në këtë mënyrë se Luizi është banori i tij i preferuar.
@brigjekaj
He showing up everywhere #bigbrothervipalbania2 #fyp #albania #zhaklinalekatari #arberhajdari #bigbrothervipalbania2 #fypo #albania #efidhedhes #luizejlli #meluizin
Albani dhe Miriam, prej disa ditësh ndodhen në SHBA, pasi janë ftuar të këndojnë në disa shtete për shqiptarët që jetojnë andej.