Partia Socialiste ka përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare gjashtë deputetë të Partisë Demokratike këtë të hënë, pas seancës së të enjtes së javës që kaloi. Deputetët demokratë akuzohen se bllokuan foltoren, i ranë bilbilit dhe vunë zhurmues në seancë. Në parlament nuk do të jenë prezentë tetë deputetë, mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.
Janë përjashtuar për 10 ditë:
Edmond Spaho
Elda Hoti
Sorina Koti
Oerd Bylykbashi
Lindita Metaliaj
Greta Bardeli