Vajza e shtrirë mbi shinat e trenit, rrezikon jetën për një fotografi

Adoleshentët po rrezikojnë jetën e tyre për të bërë fotografi në shinat e trenave, një fakt ky i cili po bëhet më të vërtetë shqetësues. Autoritetet britanike janë alarmuar, pasi kanë parë një vajzë të shtrirë mbi shinat e trenit në përpjekje për të bërë fotografi, teksa aty pranë, po kalonte një tren me shpejtësi 135 km/h.

Vajza dhe një shoqe e saj janë filmuar nga një kamera sigurie në stacionin Network Rail, në West Sussex në Britaninë e Madhe. Ngjarja ka nxitur reagimin e policisë, ku nëpërmjet oficerit Nicola Dooris, ka thënë: “Në atë pjesë të binarëve, shpesh trenat udhëtojnë me shpejtësi 135 km/h. Veprimi i vajzës është akt i rrezikshëm. Dihet që ndryshe nga makinat, trenat duan qindra metra për të ndaluar, por këtë të rinjtë nuk e kuptojnë dhe bëjnë veprimet e rrezikshme”.

/Burimi BBC: përshtati në shqip Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *