Biden revokon urdhrin e Trump për ndalimin e ‘TikTok-ut’

Presidenti Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin ekzekutiv të administratës Trump , i cili ndalonte në Shtete e Bashkuara aplikacionet kineze TikTok, WeChat dhe disa të tjera. Kjo ndalesë është përcjellë me një mori sfidash ligjore dhe asnjëherë nuk është zbatuar.

Urdhri i ri ekzekutiv i Biden do të krijojë një proces shqyrtimi nëse aplikacionet e kontrolluara nga një kundërshtar i huaj, sic është ai kinez, paraqesin rreziqe për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe sigurinë e të dhënave personale, tha Shtëpia e Bardhë. Biden ka thënë se do të ketë qasje të bazuar në fakte, për të kuptuar nëse këto aplikacione përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Administrata e Biden është e përkushtuar për të promovuar një Internet të hapur, ndërveprues, të besueshëm dhe të sigurt; mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet dhe jashtë linje; dhe duke mbështetur një ekonomi dixhitale globale të gjallë.

Ndërkaq pronari i kompamisë TikTok nuk ka komentuar ende këtë vendim.

Trump pati nënshkruar urdhrin ekzekutiv për aplikacionin TikTok, që është në pronësi të kompanisë kineze Bytedance, më 2020. Ai e pati përshkruar aplikacionin atëbotë, si kërcënim për sigurinë kombëtare. Ndërkohë ishte bërë një propozim që kompanitë Oracle dhe Walmart që merrnin të drejtat për menaxhim të TikTokut në SHBA. Mirëpo ndërlikimet ligjore, dhe fakti që Trump është larguar nga pozita e presidentit, kanë nënkuptuar që as ndalesa dhe as përfshirja amerikane nuk janë jetësuar ndonjëherë.

/Burimi CNBC: përshtatti në shqip Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *