Gjenden mbi 125 mijë euro në 2 autobusa në Portin e Durrësit, ja ku ishin fshehur

Në dy autobusa të linjës Bari-Durrës janë gjetur mbi 125 mijë euro mesditën e sotme, nga policia në Portin e Durrësit. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e mjeteve, të cilëve u janë gjetur eurot e fshehura nën sediljet e autobusit. Në autobusin e parë që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale D.M janë gjetur të fshehura 67 460 euro si dhe shtetasit i janë gjetur me vete 9 500 euro. Ndërsa në autobusin e dytë ishin fshehur 48 090 euro.

Njoftimi i Policisë:

Port Durrës/Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative, për goditjen e krimeve ndërkufitare. Falë kontrolleve dhe bashkëpunimit efikas mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore, si dhe inteligjencës informative të siguruar nga Policia e Shtetit, goditet, në hyrje të portit të Durrësit, një tjetër rast rast i mosdeklarimit të një shume të madhe eurosh. Finalizohet operacioni policor i koduar “Linja”. Sekuestrohen 125 050 euro. Vihen në pranga 2 drejtuesit e autobusit të linjës Bari-Durrës. Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe me autoritetet doganore, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi i linjës Durrës-Bari-Durrës, që drejtohej nga shtetasit D. M., 53 vjeç, banues në Vlorë dhe J. O., 31 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në autobus, poshtë 2 sediljeve, u gjetën të ngjitura me natriban 67 460 euro. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. iu gjetën 9 500 euro, ndërsa shtetasit J. O. iu gjetën 48 090 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 125 050 euro. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit D. M. dhe J. O., për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *