Rusia pezullon marrëveshjen bërthamore me SHBA-në

Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshjen New Start me Shtetet e Bashkuara për kufizimin e arsenalit bërthamor, siç njoftoi presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e përvitshëm mbi Gjendjen e Federatës.

“Në fillim të këtij muaji, NATO na kërkoi duke u bazuar tek kjo marrëveshje të lejonim inspektimin e tyre të objekteve tona të mbrojtjes bërthamore. Ne dimë që Kievi përmes specialistëve të NATO-s bombardoi me dronë bazat tona strategjike ajrore. Dhe tani duan të dinë ku kemi bazat bërthamore”.

Moska nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, nëse konflikti ukrainas kërcënon territorin rus. Vendimi alarmoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili i bëri thirrje Putinit rishikojë menjëherë vendimin, që përbën përshkallëzim të tensioneve të krizës së Ukrainës. Megjithatë, për Putinin nxitës i luftës në Ukrainë është perëndimi që siç tha, po e armatoste këtë vend që para se Rusia të niste sulmin, 24 Shkurtin e kaluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *