Përveç se kërkon një sulmues të kualitetit të lartë për të tashmen, “galaktikët” e Real Madrid, duket se duan të sigurojnë dhe të ardhmen e në “radarët” e madrilenëve ka rënë një tjetër “viking”.
Bëhet fjalë për danezin e Atalantës, Rasmus Hojlund, me vëzhguesit nga Madridi, që ishin në tribunat e “Stadio Olimpico”, në përballjen midis Lazios dhe “bergamaskëve”, ku Hojlund shënoi dhe golin që i dha fitoren e sigurtë “zikaltërve”, në minutën e 65’ të lojës.
Sulmuesi 20-vjeçar i ardhur nga austriakët e Sturm Graz, për vetëm 17 milionë euro mësohet të jetë një ndër të “preferuarit” e Presidentit të “galaktikëve”, Florentino Perez, i cili e sheh danezin si zëvendesuesin perfekt të “topit të Artë” në largim, Karim Benzema.
Mirëpo, nga mediat e huaja bëhet me dije se përvec Real Madrid, në “garën” për Hojlund janë dhe “topçinjtë” e Arsenal, me teknikun spanjoll Mikel Arteta, që e pëlqen shumë 20-vjeçarin danez.