“Në krevat me vdekjen”/ Historia e doktorit që jetoi me kufomën e gruas që dashuronte…(FOTO)

Carl Tanzler besonte se Elena de Hoyos ishte e destinuar të ishte gruaja e tij, kështu që kur ajo vdiq në moshën 22-vjeçare nga tuberkulozi, ai vodhi kufomën e saj dhe jetoi me të.

Kur dr. Carl Tanzler u ofrua të paguante një varr të shtrenjtë ku do të prehej Elena de Hoyos, prindërit e viktimës supozuan se ishte për shkak se ai ndjehej fajtor që nuk mundi dot ta shpëtonte atë. Ata nuk e dinin, që synimet e tij ishin të tjera. Ai duhet të ndalonte kalbjen e trupit.

Ajo që ndodhi më vonë është një nga rastet më tronditëse. Tanzler i lindur në Gjermani, ishte në të 50-tat e tij kur u takua për herë të parë me 21-vjeçaren Elena në vitin 1930. Ai besonte se ajo i ishte shfaqur në vegime kur ai ishte fëmijë dhe tezja e tij që tashmë nuk jetonte më, i kishte thënë se ai do të martohej me Elenën. Kjo fantazi e çmendur e çoi doktorin në veprime ekstreme. Ai e ktheu atë në një kukull seksi, duke e mbushur trupin e saj me lecka dhe duke vendosur një tub në organet e saj gjenitale, në mënyrë që ai të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Carl Tanzler, the depraved necrophile doctor who fell in love with a much younger patient

Në momentin që ai pa Elenën në spitalin në Key West të Florida-s, Tanzler  ishte i bindur se vajza e bukur ishte femra që ai kishte pritur gjithë jetën. Por midis tyre nuk kishte aspak romanticitet, Elena po vdiste nga tuberkulozi. Gjendja e saj e përkeqësuar e bëri Tanzler edhe më të vendosur për ta mbajtur atë gjallë. Sidoqoftë, pavarësisht përpjekjeve të tij , Elena vdiq në moshën 22-vjeçare. Tanzler ishte i dëshpëruar.

Teksa ishte gjallë, Elena nuk i la asnjëherë atij të besonte se ajo ndjente diçka për të, pavarësisht se ai i shprehu ndjenjat dhe e mbuloi me dhurata të shtrenjta. Por, Tanzler besonte se fantazma e saj do t’i shfaqej dhe do t’i shprehtë dashurinë. Një natë, ai e mori kufomën e saj dhe e çoi në shtëpinë e tij ku e mbajti për 8 vite.

Tanzler put glass eyes in Elena's sockets, and preserved her body using wax and strips of silk

I vendosur për ta ringjallur atë dhe për të përmbushur profecinë e tezes së tij, ai provoi të gjitha llojet e eksperimenteve dhe trajtimeve për ta rikthyer Elenën në jetë. Ai bëri shumë përpjekje për të ndaluar dekompozimin e trupit të saj. Tanzler e veshi atë me fustan nusërie. Çuditërisht, opinioni publik në atë kohë i konsideroi veprimet e Tanzler si veprime të një njeriu të dashuruar, në vend që ta konsideronin atë një pervers nekrofil. Ai kërkoi që Elena t’i rikthehej, por autoritetet e vendosën trupin e saj në një agjenci funerale ku 7000 njerëz shkuan për ta parë.Përfundimisht, ajo u varros dhe trupi i saj u mbulua me çimento.

Tanzler u zhvendos në një lagje tjetër të Florida-s ku shkroi një libër për jetën e tij të titulluar “Sekreti i varrit të Elenës”. Ai vrau veten në vitin 1952.

Maria Elena Milagro de Hoyos was incredibly beautiful, pictured here before she died from TB

Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyStar

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *