Meta për takimin me të rinjtë në Tiranë: 14 Maji do të jetë ndryshimi i jashtëzakonshëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një foto nga takimi me të rinjtë në kryeqytet, ku shkruan se “më 14 maj vota e tyre do të bëjë ndryshimin”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, teksa shpreh përkrahjen për kandidatin e PD, Belind Këlliçin, Meta shprehet s së bashku me PL, të rinjtë do të jenë “vendimmarrës dhe përcaktues për shërbimet që u ofrohen nga Bashkia”.

“Çdo ditë me të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit!

Në 14 Maj vota e tyre do të bëjë Ndryshimin e jashtëzakonshëm! Po kështu zëri i tyre do të gjëmojë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Me Partinë e Lirisë ata do të jenë vendimmarrës dhe përcaktues për politikat mbështetëse për të rinjtë dhe shërbimet që u ofrohen nga Bashkia.

Belind Këlliçi, një figure e re që ka të drejtën morale t’i kërkojë votën çdo të riu, të reje dhe qytetari të Tiranës për Ndryshimin!”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *