Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit, ku ka mbetur i plagosur një person.
I plagosur ka mbetur shtetasi Shpëtim Skura, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit. Autoritetet kanë shpallur në kërkim shtetasin Albi Bicaku.