“Çfarë po i bëni babit”, publikohet videoja e dhunës ndaj Petraq Milos nga policia malazeze

Publikohen imazhet e dhunës barbare të policisë malazeze ndaj Petraq Milos, dikur këshilltar në Presidencë dhe sot anëtar i Partisë së Lirisë.

Mediat malazeze kanë nxjerrë një video që tregon Milon që ndodhet në timon, ndërsa rreth tij janë të paktën tre policë kufitarë. Në një moment, Milo mbyll derën, ndërsa efektivi i afrohet tek dritarja e makinës duke folur. Ajo që thotë efektivi nuk kuptohet, por sipas mediave malaeze ai ka thënë: Do të ta thyej nofullën!

“Nuk kam bërë asgjë, asgjë nuk kam bërë. Të lutem shumë”, thotë ai, por efektivi i mbyll gojën me dorë dhe e godet. Në këtë moment në mjetin e Milos nisin të ulërasin fëmijët.

“Oo, çfarë po i bën, çfarë po i bën babit”, thonë ata.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *