Plagosja në Librazhd/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin (Emri)

Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë mbrëmje në Librazhd ku një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Uniformat blu raportojnë se i plagosuri Shpëtim Skura ka marrë lëndime në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin 27-vjeçar, Albi Biçaku që plagosi 35 vjeçarin.

Policia po sekuestron kamerat në qendër të qytetit për verifikimin e targës dhe po merret me pyetjen e dëshmitarëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit A. B., 27 vjeç nga Librazhdi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi A. B., duke qarkulluar me një automjet, në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S., 35 vjeç. 35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *