Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarje e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku një 27-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një person në një nga lokalet e qytetit.
Teksa janë publikuar fotot e autorit dhe të të plagosurit, bëhet me dije se pas një sherri mes të rinjve, 27-vjeçari Albi Biçaku, ka qëlluar në drejtim të një lokali ku ishin ulur disa të rinj, duke plagosur në këmbë 35-vjeçarin Shpëtim Skura, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe në qytet për të bërë të mundur kapjen e 27-vjeçarit i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë me një makinë.
Sakaq, mësohet se shënjestër e 27-vjeçarit kishte qenë një tjetër person, i cili më herët kishte patur një zënkë me vëllain e Albi Biçakut.