Real Madrid ka fituar përballë Liverpulit në “Anfild” me rezultatin e thellë 5 me dy, duke dhuaruar spektakël në fushën e lojës.
Në minutën e katërt vendasit kalojnë në vantazh me anë të Nunez, ndërkohë që 10 minuta më pas Salah dyfishon shifrat për Liverpulin.
Kur u duk sikur gjithçka mbaroi, Real Madrid ndryshoi marsh. Ishte Vinicius Juniro i cili arriti të shënojë dy gola në pjesën e parë duka barazar shifrat në dy me dy.
Ndërkohë pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë është Militao i cili kalon në avantazh galaktikët, duke përmbysur gjithçka. Por kjo mbrëmje nuk do të kishte kuptim pa lojtarin më të mirë në botë, mbajtësin aktual të “Topit të Artë”, Karim Benzema.
Ylli francez shëoi dy gola për madrilenët, njërin më të bukur se tjetri, duke i çuar shifrat në 5-2. Pas 2 javësh Reali dhe Liverpuli do të përballen sërish në Madrid, por kualifikimi duket se është hipotekuar që në ndeshjen e parë.