Dita e sotme do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.
Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do të ketë prezencë të mjegullës së dendur.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 7m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 1 deri 18°C
në zonat e ulëta 2 deri 20°C
në zonat bregdetare 6 deri 20°C