Presidenti amerikan: Putin mendoi se do të dorëzoheshim, por e kishte gabim

“Vladimir Putin mendoi se ne do të dorëzoheshim, ai e kishte gabim”. Këtë e tha Joe Biden duke folur nga Kalaja e Varshavës, duke shtuar se demokracitë e botës i janë përgjigjur pushtimit të Ukrainës. “Evropa është vënë në provë, por ne do të vazhdojmë ta mbrojmë demokracinë me çdo kusht”, shtoi ai. Dhe më pas ai nënvizoi: “Demokracitë e botës janë forcuar, jo dobësuar”.

Në Ukrainë, Rusia ka kryer “krime të paturpshme kundër njerëzimit” tha Presidenti Amerikan.

“Perëndimi nuk donte të sulmonte Rusinë siç tha Putin sot”. Ky është komenti i Joe Biden nga Varshava për fjalimin e presidentit rus. “Lufta është zgjedhja e Putinit”, shtoi presidenti amerikan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *