Vritet aksidentalisht shqiptari në Greqi, ja si ndodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një grup shqiptarësh prej 7 personash kanë debatuar dhe janë përleshur me njëri-tjetrin. Sipas mediave greke sherri ka nisur në ambientet e kafenesë, por pas debatit të shtatë personat dolën në rrugë dhe njëri prej tyre nxori armën duke qëlluar.

Si pasojë e përplasjes me armë zjarri, u vra aksidentalisht një tjetër shqiptar, që nuk kishte lidhje me grupin. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:40 të së martës në një kafene në Athinë. Më pas grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Efektivët kanë gjetur një makinë tip ‘xhip’, që dyshohet se i përkiste njërit prej anëtarëve të grupit, por ashtu janë gjetur edhe shtatë gëzhoja dhe një plumb pistolete.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *