Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Banori: Viktima ishte shtrirë dhe po fliste me…

Vrasja aksidentale e një shqiptari në Athinë, pas një sherri mes një grupi bashkëatdhetarësh të tij ka tronditur zonën ku ndodhi ngjarja, e jo vetëm. Ai u vra brenda një lokali në zonën e Nea Jonisë, ndërsa autorët mundën të arratiseshin. Viktima, i cili humbi jetën pas mbërritjes në spital, nuk ka pasur asnjë dokument që vërteton identitetin e tij.

Një banor tha se u dëgjuan 5-6 të shtëna me armë dhe se viktima ishte i shtrirë në tokë dhe po fliste me një vajzë. Ai tregoi se pas ngjarjes së rëndë situata ishte kaotike ndërsa rrëfeu dhe momentin kur pa autorët të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.

 “Dëgjova 6 apo 7 të shtëna, u hodha jashtë dhe pashë njerëz. Viktima ishte shtrirë dhe fliste me një vajzë Dola jashtë, ishte kaos, e pashë njeriun të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit ‘ik, ik’” – tha për protothema.gr një banor i zonës.

Shqiptari që humbi jetën nuk kishte lidhje me grupin që u përlesh, por si klient, po shihte ndeshjen në lokalin ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *