Kërkohej nga SPAK për çështjen e inceneratorëve/ Kapet 30-vjeçari në Gjermani (Emri)

Shtetasi shqiptar me inicialet S.D. ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Interpol Tirana bashkëpunoi me homolgët për të mundësuar kapjen e 30-vjeçarit të identifikuar si Silvester Driza. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Gjykata e Posaçme kishte vendosur për të riun masën e sigurisë “arrest me burg”. 30-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Vijon shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit të tyre me homologët gjermanë, u finalizua operacioni policor i koduar “Freiburg”.

Në kuadër të këtij operacioni, është kapur nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi, një shtetas i akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit policor të koduar “Freiburg”, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit në kohë, nga Policia gjermane është kapur në Freiburg, Gjermani, dhe është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar S. D., 30 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *