Po punonte për ndërtimin e urës, humb jetën punëtori në Klos (Emri)

Një punëtor ka ndërruar jetë teksa ndodhej duke punuar për ndërtimin e urës në hyrje të qytetit të Klosit. 58-vjeçari i identifikuar si Mujedin Biba dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm, teksa punëtori i montimit të hekurave ishte mbi urë dhe nuk është ndjerë mirë duke i rënë të fiktë. Biba është dërguar me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Klosit e më pas në spitalin e Burrelitm aty ku fatkeqësisht u konfirmua dhe vdekja e tij.

Policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *