Policia e Durrësit ka vënë në pranga mesidtën e sotme dy persona, për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Për 25-vjecarin me inicialet E.L, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Teksa një 30-vjecar është arrestuar në Manzë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në Kullë, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.”– bëhej me dije në njoftimin e policisë.