Prova të reja kanë dalë në dritë nga plagosja që ndodhi një ditë më parë në qytetin e Librazhdit. Shpëtim Skura u qëllua me plumb nga Albi Biçaku, i cili njihet si person problematik në qytet, por që duket se nuk ka pasur për qëllim që të lëndonte atë. Sipas të dhënave të deritanishme mendohet se Biçaku ka sulmuar me armë zjarri biznesin, por pa kontrolluar nëse brenda ka pasur klientë. Një prej tyre ishte Skura, rastësisht mbeti i plagosur.
Skura ka qenë në tavolinë me shokun e tij të punës dhe sapo ishin kthyer nga Durrësi. Në atë moment autori me një makinë tip “Audi” ka qëlluar një herë me pistoletë, duke plagosur 35-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që nga Policia e Librazhdit ende vijon puna për kapjen e autorit 27-vjeçar.