Zjarr pranë Presidencës, apartamenti përfshihet nga flakët

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë zonës së Presidencës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në katin e 6-të një pallatit.

Shumë prej banorëve kanë mundur të dalin nga ndërtesa për t’i shpëtuar flakëve. Ata janë shtrirë në stolat e parkut poshtë pallatit, teksa presin që të marrin ndihmën e parë mjekësore.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit apo nëse ka persona të lënduar nga flakët.

Shërbimet e zjarrfikësve dhe ambulanca nuk kanë mbërritur ende në vendin e ngjarjes edhe pse kanë kaluar gati 30 minuta nga rënia e zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *