Shtatzënë për herë të dytë, Rihanna feston ditëlindjen krah partnerit

Rihanna festoi ditëlindjen krah partnerit Asap Rocky dhe paparacët nuk kishin si mos ta fotografonin. Këngëtarja që tërhoqi vëmendjen e Super Bowl 2023 festoi 35-vjetorin teksa po përjeton shtatzëninë e dytë.

Ajo u pa në një nga shtëpitë e saj të preferuara në Santa Monica, e cila ishte zbukuruar pikërisht për ditëlindjen e saj. Festës iu bashkua partneri, familja dhe miqtë.

Artistja u shfaq me një fustan të bardhë, sandale, një pallto të gjatë dhe si aksesor kishte vendosur një çantë në po të njëjtën ngjyrë.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja foli për shtatzëninë dhe marrëdhënien e saj me Asap Rocky-n, ndërsa ndër të tjera u shpreh: “Ne jemi miq më të mirë. Ne duhet të jemi në të njëjtën faqe, por këtë e kemi pasur gjithmonë në marrëdhënien tonë. Gjithçka ndryshon kur ke një fëmijë, por nuk do të thosha se na bëri asgjë tjetër veçse na afroi”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *