Që nga momenti kur u zbulua emri i personit me të cilin Gerard Piqué tradhtoi Shakirën, syri i publikut është përqendruar tek ajo. Gjatë gjithë kësaj kohe, Clara Chia Marti nuk ka gjetur rehati nga fansat e Shakirës të cilët e përndjekin kudo.
Teksa çifti janë shkëputur nga rutina dhe kanë vendosur të darkojnë në një restorant, diçka e papritur ka ndodhur.
Dyshja nuk janë lejuar të hyjnë në një restorant shumë të njohur në Spanjë, pasi pronari i tij ishte një fans i çmendur i Shakirës. E për pasojë sipas tij nuk mund të lejonte atë që e tradhtoi të hynte aty.
Në platformën TikTok kanë qarkulluar video të shumta ku vihet re acarimi i Clara Chía-s pas daljes nga restoranti.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet nga përdoruesit e internetit, pjesa dërrmuese e tyre duket se janë dakord më këtë veprim duke komentuar emoji duartrokitje dhe të qeshura në mbështetje të këngëtares kolumbiane.
Kujtojmë që Gerard Pique ka “zyrtarizuar” lidhjen e tij me Clara Chia Marti-n në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka publikuar foton e parë së bashku me të dashurën e tij në Instagram. Çifti dukeshin pranë njëri-tjetrit, duke shënuar kështu daljen e tyre të parë së bashku para ndjekësve me dëshirën e tyre.